Flet avokatja e familjes “Capaj”: Korabi është jashtë rrezikut për jetë, nesër është seanca për caktimin e paraburgimit

Natë e përgjakshme ka qenë e ajo e 1 shtatorit, ku një person u vra dhe 5 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash të Prishtinës.

Në këtë konflikt kanë qenë të përfshirë familja Sekiraqa dhe familja Gashi të njohur si “Capat”.

Premtim Gashi, njëri nga anëtarët e familjes së “Capajve” ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Përpos tij në mesin e të plagosurve është edhe njëri nga familjarët e tjerë të Capajve. Korab Gashi, vëllai i Premtimit është plagosur dhe po trajtohet në QKUK.

Avokatja e familjes Gashi, Donikë Krasniqi ka thënë për lajmi.net se Korabi momentalisht është jashtë rrezikut për jetë dhe nuk ka kryer asnjë ndërhyrje kirurgjike pasi që sipas saj nuk ka pas nevojë.

Ajo ka thënë se klienti i tij ndodhet në ndalim 48 orësh.

“Korabi është në ndalim prej 48 orëve. Nesër mbahet seanca për caktimin e paraburgimit dhe aty e merrni vesh se çka ndodh”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.

Pak më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka njoftuar se janë ndaluar pesë persona.

Sipas Prokurorisë, ky konflikt ka ardhur si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëparshme mes dy familjeve, shkruan lajmi.net.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Zejnullah Gashi, së bashku me Prokurorin kujdestar kanë dal në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë konstatuar se në këtë rast kemi të bëjmë me një përleshje  në mes dy grupeve të armatosura si pasojë e mosmarrëveshjeve të mëhershme,  ku si pasojë e kësaj një person ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë të dyshuar tjerë kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar Klinikën Emergjente në QKUK, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës si dhe janë kryer veprimet hetimore nga Njësia e Forenzikës. Po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë Autopsia”.

Po ashtu nga Prokuroria u tha se  po zhvillohen hetime në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast, që zanafillën thuhet ta ketë pasur në konflikte të mëhershme.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” në bashkëkryerje, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit janë ndaluar pesë (5) persona, si dhe janë duke u zhvilluar veprime hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast pasi që dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe persona të tjerë ende të pa identifikuar”, thuhet në raportin e Prokurorisë. 

Policia e Kosovës e ka konfirmuar sot rastin përmes raportit 24 orësh të Policisë dhe ka dhënë detaje për rastin.

“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë /01.09.2024 – 22:04. Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur si pasojë e  plagëve të pësuara gjatë të shtënave me armë ndërmjet dy grupeve. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu si pasojë e shkëmbimit të zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 5 të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore që e kanë tërhequr trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raport. 

Pesë personat e plagosur mbrëmë janë Salih Sekiraqa, Robert Llumnica, Korab Gashi, Fatos Abazi, Valdrin Ademi.

Dy familjet, Sekiraqët dhe Capat, njihen për telashet e vazhdueshme që kanë njëra me tjetrën.

Në mars është raportuar se njëri nga personat e përfshirë në plagosjen e Pajtim Gashit është Shkumbim Sekiraqa rreth 20 vjeçar, ishte djali i Salih Sekiraqës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d