“Fjalë ofenduese e degraduese, drejtoresha filloi me diagnoza” – Një prind me akuza ndaj kopshtit të fëmijëve në Prishtinë

 

 

Një prind i cili kishte vendos ta dërgonte fëmijën e tij në çerdhe, ka ndarë një shqetësim që i ka ndodhur me drejtoreshën dhe personelin e kopshtit.

Alaudin Murturi, fëmijën e dërgoi tre ditë radhazi në kopshtin “Genius Land”, pasi ishte pajtuar edhe me personelin dhe drejtoreshën e kopshtit.

”E hane, e marte ,e mërkurë e dërgojmë fëmijën ne kopsht dhe po të mërkurën vjen Erza Emini Sylejmani (drejtoresha) dhe thotë na vjen keq po s’kemi vend të lirë në kopsht – djali vetëm sa kish filluar të adaptohet”, tha Murturi.

Pas kësaj, ai thotë se e ka kundërshtuar drejtoreshën e kopshtit e cila sipas tij ka filluar ta ofendojë.

“Ne momentin që fillova të mos pajtohem me atë qe tha Znj. Erza sepse ishin në kundërshtim me atë që kishim biseduar me stafin e saj atëherë filluan me fjalë ofenduese dhe degraduese pas kësaj u detyrova me tërheqë fëmijën nga kopshti në një mënyrë aspak të mirë. Përveç kësaj zonja drejtoresh filloi të jep diagnoza për fëmijën që ishte shumë shqetësuese për mu si prind dhe e kam vuajt shumë nga mëngjesi. Djali nuk ka as një çrregullim ka raporte mjekësore dhe i ka në kopsht jam shumë i zhgënjyer pse askush nuk i kontrollon këto kopshte përderisa fëmijët tanë janë ardhmëria e këtij vendi unë nuk do e ndal kauzën time deri ne suaza më të larta për këto ditë traumatizuse për të gjithë familjen time”, ka shkruar ai.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar kopshtin për fëmijë në Prishtinë “Genius Land” për të konfirmuar nëse një situatë e tillë është e vërtetë.

Por, përgjigjja nga stafi i çerdhes ishte se “nuk është e vërtetë” dhe se kontaktoni më vonë sepse drejtoresha nuk është në kopsht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d