Fillon fushata elektorale e Harrisit, ekipi publikon një video zyrtare

 

 

Fushata e Kamala Harrisit ka publikuar videon e saj të parë zyrtare, “Ne zgjedhim lirinë”. Në një video, Harrisi dëgjohet duke thënë: “Në çfarë lloj vendi duam të jetojmë?”

Ajo vazhdon duke thënë se ka “disa që mendojnë se duhet të jemi një vend i kaosit, frikës dhe urrejtjes”, përpara se të shtojë: “Ne po zgjedhim diçka ndryshe”.Gjatë videos, e cila shoqërohet me këngën Freedom të Beyonce-s, Harrisi tha se vendi ka nevojë për lirinë jo vetëm për t’ia dalë mbanë, por edhe “të ecë përpara”.

“Liria për të qenë të sigurt nga dhuna me armë”, thekson ajo.

“Liria për të marrë vendime për trupin tuaj. Ne zgjedhim një të ardhme ku asnjë fëmijë nuk jeton në varfëri. Ku të gjithë mund të përballojmë kujdesin shëndetësor, ku askush nuk është mbi ligjin.

“Ne besojmë në premtimin e Amerikës dhe jemi gati të luftojmë për të, sepse kur luftojmë, fitojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d