Disa vatra zjarri kapluan një pjesë të maleve në Prevallë tash e disa ditë.
Në disa zona, zjarri iu afrua vendbanimeve, teksa për ta shuar morën iniciativë banorët dhe zjarrfikësit.
Madje, në shuarjen e zjarrit u angazhuan njësite të FSK-së dhe të KFOR-it, raporton Indeksonline.
Megjithatë, temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditët e fundit kanë pamundësuar shuarjen e plotë të zjarrit në të gjitha zonat ku ishte përhapur.Pas shumë ditëve të nxehta dhe me përhapje të zjarrit, në Prevallë kanë nisur reshjet e shiut, që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.
Indeksonline ju sjell pamje aktuale nga Prevalla: