Fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, Kurti thumbon qeveritë e kaluara për plane të dobëta

 

 

Punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë të cilat kanë filluar me intensitet më të shtuar, i kanë përcjell nga afër kryeministri Albin Kurti dhe i ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është një lajm mirë për gjithë qytetarët e kësaj ane dhe me gjerë nisja e punimeve në këtë segment rrugorë.

“Do të përpiqemi që punimet të shkojmë mbarë, mirë e shpejt. Nga një rrugë në dy korsi, do të kemi rrugë nacionale me dy drjetime secila me nga dy korsi, dhe do të ketë edhe një korsi ndihmëse anëshe”, tha Kurti.

Por, kryeministri ka thumbuar edhe qeveritë e kaluara për mënyrën e ndërtimit të rrugëve.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe me qeverisjen tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme dhe punët janë të rregullta sipas procedurave, ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomik që i zbatoijnë punët”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d