“Feronikeli 74” merr përkrahje nga anëtarët e rinj të Bordit të Klubit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka falënderuar biznesmenët, anëtarë të rinj të Bordit të Klubit, të cilët sot ishin në Stadiumin e qytetit “Rexhep Rexhepi” ku takuan edhe futbollistët dhe drejtuesit e Klubit që do t’i qëndrojnë afër klubit të futbollit “Feronikeli 74”.

Lladrovci ka shkruar se shfrytëzon rastin të falënderoj “donatorët, kompanitë dhe biznesmenë që nuk ishin sot të pranishëm dhe disa që nuk janë nga komuna e Drenasit të cilët e kanë përkrahur klubin tonë të zemrës dhe presim ta përkrahin edhe në të ardhmen”, njëherësh i ka falënderuar ata.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Komuna e Drenasit, ka qenë dhe mbetet komunë e sportit, sportdashësve, tifozëve besnikë dhe donatorëve të cilët nëpërmjet Ligjit për sponsorizimin, i japin gjallëri, siguri dhe të ardhme sportit dhe klubeve sportive.

Sot, klubi ynë i zemrës në futboll, FC “Feronikeli 74”, priti donatorët më të shquar e besnikë, një pjesë të anëtarëve të rinj të Bordit të klubit, biznesmenët e komunës së Drenasit, të cilët deri më tash e presim edhe në të ardhmen të jenë përkrahës të sportit në komunën e Drenasit.

Një pjesë e Bordit udhëheqës të Klubit, ishte i pranishëm në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” dhe ditëve në vijim do të themelojnë Bordin e ri dhe udhëheqësinë e re të Klubit.

Falënderojmë Presidentin e deritashëm të Klubit, Erlind Krasniqin, i cili përkundër vështirësive në të cilat u gjend klubi, arriti suksese të jashtëzakonshme, ngritjen në Superligë, njëherësh siguroi klimë bashkëpunimi e mirëbesimi.

Pres edhe në të ardhmen, përvoja e shkëlqyer e Erlindit të shërbej për mbarëvajtjen në “Feronikel” dhe të ofroj bashkëpunim për Bordin dhe udhëheqësit e rinj të Klubit që të mos mungojnë sukseset dhe pres që uniteti i deritashëm të vazhdojë.

Falënderoj kompanitë dhe drejtuesit e tyre të cilat sot ishin në Stadiumin e “Feronikelit”, si: “Al Trade” dhe Sokol Gashanin, “Bau Holding” dhe Bajram Gashanin, “Aktiv” dhe Ekrem Elshanin; “Wintech” dhe Qazim Asllanin, “Fer-Petrol” dhe Mehdi Gjokën, “As-Star LLC” dhe Musa Binakun, “BM Group” dhe Bedri Gllarevën, “Erik Shpk” dhe Petrit Lekun, si dhe Burim Bujupin, “Behari Doors” dhe Bujar Ramën. Faleminderit krejt çka po bëni për sportin!

Njëherësh, shfrytëzoj rastin të falënderoj donatorët, kompanitë dhe biznesmenë që nuk ishin sot të pranishëm dhe disa që nuk janë nga komuna e Drenasit të cilët e kanë përkrahur klubin tonë të zemrës dhe presim ta përkrahin edhe në të ardhmen.

Falënderoj Asamblenë e Drenasit, “Limit Projekt” dhe Faton Ramadani, “N&B” dhe Niman Babaj, “Jora Center” dhe Fehmi Krasniqi, “Ideal Residenc” dhe Ideal Shala, “Kompleksi Banesor” dhe Berat Kuliqi, “Ilea Grup” dhe Enis Veliqi si dhe “Delta Center” dhe Lulzim Zariqi, Naser Ramaj, Artan Berisha, Brahim Qorri, “Relax Bar” dhe Behxhet Sylkaj. Ju lumtë.

Po ashtu e falënderoj “Dea Center” dhe Esat Pajazitajn, “HIB Petrol” dhe Kujtim Bacaliun, “Ex-Fis” dhe Isa Muharremin, “Petrol Company” dhe Shkelzen Jusajn, “Benita Corporation” dhe Nexhat Kalludrën, “Lab Oil” dhe Raif Gashin, “Modium ShPK” dhe Enis Kasumin, “Arbek Holding” dhe Bekim Hoxhën, “Toni Inginiering” dhe Malush Krasniqin.

Kërkoj falje nëse e kam harruar ndonjë donatorë, por, jemi gjithëmonë mirënjohës.

Nga “Feronikeli” presim lojë të bukur, fer dhe me suksese që na rendisin në krye të tabelës, fundja, ne jemi një nga klubet me më së shumti trofe në Republikën e Kosovës. Ta tregojmë sërish veten!

https://www.facebook.com/share/p/A361CXpHZRJVMGmK/?mibextid=WC7FNe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d