Ferizaj: Kamionit i rrëshqet dheu, lëndohet shoferi

 

 

Në shofer kamioni është lënduar gjatë procesit të shkarkimit të dheut. Atij një sasi e dheut i ka rënë mbi, duke i shkaktuar lëndime në këmbë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në Ferizaj.

“Me datë 14.05.2024 rreth orës 16:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën ” Reçaku” në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor të një personi në një vendpunishte. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrfikësve, një ekip i emergjencës dhe policia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Ndërsa është mësuar se deri sa personi, mashkull i moshës 39 vjeçar, shofer i një kamionit ishte duke shkarkuar dheun, dyshohet se nga pakujdesia kishte zbritur në tokë dhe për një moment i rrëshqet kamioni me rimorkio dhe një sasi e dheut bie mbi shoferin duke e ngujuar një pjesë të trupit të tij (këmbët)”, vazhdon njoftimi i Policisë.

“Disa pjesëtarë të zjarrfikësve kanë arritur që shoferin ta nxjerrin nga bllokimi i dheut, të cilin me autoambulancë e kanë dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj për ndihmë mjekësore për lëndime të lehta trupore”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e stacionit të Ferizaj si dhe inspektorët e punës, ndërsa për të gjitha veprimet e njësive në vendin e ngjarjes është njoftuar prokurori i shtetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d