“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

 

 

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave.

Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë dërguar në adresë të Insajderit tregojnë vetura që kalojnë me shpejtësi në atë zonë.

Një banor i asaj zone ka shprehur shqetësimin se fëmijët janë të rrezikuar nga këto vozitje që po bëhen.

Sipas tij, banorët e lagjës i kanë bërë kërkesë Policisë së kosovës që të vendosin “policë të shtrirë”. Pas aprovimit nga ana e institucionit të sigurisë, sipas tij, më pas iu është refuzuar kërkesa.

“Qysh vozitin (tuj ba gara) Komunen e Malisheves Fshati Drenoc mehalla e Lacav edhe kurr policia nuk dalin mi kontrollu kemi lajmru shum her kemi ban kerkes per me vendos polic t vdekun masi na kan lshu kerkesen pas disa orve prap na kan refuzu vozisin sipas deshires me shpejtsi t madhe gjat dites edhe gjat nates Fmia jan t rrezikum nonstop”, ka thënë ai në kushte anonimiteti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d