Në orët e para të mëngjesit të së martës, një grua në Spitalin Rajonal të Prizrenit kishte vdekur, e kjo sipas një familjari nga neglizhenca e mjekëve, gjë që si rast e ka raportuar edhe në polici.
Por, nga spitali i Prizrenit kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se pacientja në fjalë ka shkuar në spital rreth orës 1:20 në gjendje të rënduar dhe e njëjta ka pasur plagë të fashuara, derisa shtojnë se ajo para pesë vitesh ishte diagnostifikuar me Tu.Coloni.
Poashtu, nga spitali bëjnë të ditur se nga Emergjenca, pacientja është dërguar në repartin e internos ku më pas i përkeqësoshet edhe më shumë gjendja shëndetësore, e sipas tyre përkundër masave të ndërmarra ajo ka humbur jetën në ora 02:40.
“Pacientja në spital ka ardh në ora 01.20 me gjendje të përgjithshme të rënduar, gjendje somnolate dhe hypotension 90/60. Pacientja fillimisht është trajtuar në Shërbimin e emergjencës, ku është konsulltuar mjeku kirurg, pasi që pacientja ka pas plagë operatore të fashume. Pacientja para 5 vitesh është diagnostifikuar me Tu. Coloni. Nga emergjenca pacientja është dërguar në repartin e internos, me gjendje të përgjithshme të rënduar. Pasi që gjendja përkeqësohet edhe më shumë, thirret ekipi i anestezionit. Por, edhe përkundër të gjitha masave të ndërrmarra, pacientja ka ndërruar jetë në ora 02:40 minuta. (Diagnoza fletdaljes: Hypotensioarteialis, Diabetes mellitus typ 2 Tu.colonis Status post op. Obs.Sepsis. Cardiac)”, thuhet në përgjigjen e Spitalit Rajonal të Prizrenit për Reporteri.net.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës e ka iniciuar si “Mos dhënie e ndihmës mjekësore”.
“Prizren /21.05.2024 – 02:44. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë tretman mjekësor dhe si pasojë viktima ka vdekur pas një kohe të shkurtër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policis së Kosovës.