Familjarët e gjejnë pa shenja jete një person në Suharekë

 

 

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët në Suharekë, pasditen e së shtunës.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës me anë të raportit ditor. Në raport thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje, shkruan Gazeta Insajderi.

“HETIM I VDEKJES- Suharekë / 20.04.2024-15:15. Raportohet se në shtëpinë e tij, nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftim.

Sipas PK’së, trupi është dërguar për obduksion ndërkaq rasti është nën hetime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d