Vëllai i Gani Gecit, Fadili, ka akuzuar rëndë disa prej udhëheqësve të UÇK-së.
Ai ka thënë se disa janë gëzuar me masakrën e serbëve në familjen Jashari.
“Kur u vra familja Jashari disa prej këtu janë gëzu, edhe familja Geci ishte pengesë. Isha unë. Edhe fati, edhe neve na etiketuan. Po të mos kishim kapital njerëzor e moral, çka ish bo mas kësaj komunikate. Ishin likuidu krejt”, tha Fadil Geci.