Europiani i rekordeve të Yamal, adoleshenti i Barçës mahniti botën

 

 

Lamine Yamal i bëri vetes dhuratën më të bukur të datëlindjes, duke marrë medaljen e kampionit të Europës me Spanjën e tij.

Në moshën 17 vjeç e një ditë, adoleshenti i Barcelonës jo vetëm u bë lojtari më i ri që luan në finalen e një Europiani, por edhe që e fiton atë duke qenë protagonist.

Yamal dha asistin e golit të parë për Nico Williams, me një pasim fantastik, që i dha mundësinë sulmuesit të Bilbaos që të gjente rrjetën. Asisti i katërt për të në këtë Europian, ndërkohë që ka shënuar një gol spektakolar ndaj Francës. Yamal ka kontribuar në këtë edicion në 5 gola, po aq sa dhe Dani Olmo, duke qenë një nga më të dalluarit. Europiani i parë për të shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe te Barcelona besojnë se mund të jetë pasuesi i Leo Messit.

17-vjeçari, ka thyer shumë rekorde në këtë Europian, madje duke lënë pas dhe legjendën Pele, teksa u bë lojtari më i ri që luan në një komepticion madhor. I aktivizuar në gjashtë ndeshje, adoleshenti i Spanjës krijoi më shumë shanse për shënim, plot 19 të tilla, si asnjë lojtar tjetër. Nga këto raste 8 ishin tejet të rrezikshme. Me katër assite, Lamine Yamal është lojtari me më shumë asiste në këtë Kampiopant Europian, por në anën tjetër kërcënon dhe rekordin e Cristiano Ronaldos që në historinë e Europianit ka 7 assite, shifër e arritur pikërisht në këtë Euro2024.

Nëse gjërat shkojnë mirë, atëherë Yamal mund të jetë “ylli” i së ardhmes dhe mund të marrë skenën pas Messit dhe Ronaldos.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d