EULEX: Jemi ende duke patrulluar para dhe rreth ndërtesave komunale në veri, situata është stabile por ende e brishtë

 

 

Pas zhvendosjes së forcës paqembajtëse të NATO-s nga godina komunale e Zveçanit, edhe misioni evropian i EULEX-it ka njoftuar se po patrullojnë “para dhe rreth” ndërtesës por se nuk kanë prezencë të stacionuar aty.

Para objektit të ndërtesës komunale tash prezentë kanë mbetur vetëm njësitet speciale policore të Kosovës.

“Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë nuk ka asnjë patrullë statike, andaj EULEX-i nuk ka prezencë të stacionuar para apo brenda lokacioneve të lartpërmendura”, kanë konfirmuar EULEX-i për portalin serb “KoSSeV”.

“EULEX-i mbetet vigjilent dhe monitoron me kujdes të gjitha ngjarjet që ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Njësia jonë e formuar policore monitoron situatën e sigurisë në veri të Kosovës përmes patrullave të saj mobile të zbulimit – përfshirë situatën e sigurisë. para objekteve komunale në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d