Ethet e Nilit Perëndimor-Mushkonjat transmetuese të infeksionit

 

 

Prof. dr. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë

Ethet e Nilit Perëndimor (ENP janë një sëmundje zoonotike e shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor, një flavivirus që bën pjesë në familjen Flaviviridae. Ky virus është një nga flaviviruset më të përhapura në botë dhe përfshihet në nëntipet ENP 1 dhe 2. Infeksioni mund të ndodhë në të gjitha pjesët e botës, por me intensitet të ndryshëm.

Patogjenët dhe shfaqja
ENP transmetohet kryesisht përmes pickimit të mushkonjave që kanë infektuar më parë zogjtë. Kjo sëmundje është përhapur nga zonat tropikale deri në Mesdhe dhe Evropë, por para 6 vitesh ka përfshirë edhe Gjermaninë. Virusi është i njohur me vite në shtetet perendimore dhe në u gjet për herë të parë te zogjtë dhe kuajt në Gjermani në vitin 2018 dhe që nga viti 2019 ka pasur raste të raportuara edhe te njerëzit. Në shqipëri tani është përhapur për heren e parë pas 13 vitesh, ku kemi rast të infektuara me përfundim letal. Në Kosovë kemi aktualisht deri tani vetem nje rast te infektuar, i cili nuk është serioz.

Rrugët e infeksionit
Transmetimi kryesor ndodh përmes mushkonjave të infektuara, të cilat transmetojnë virusin nga zogjtë te njerëzit dhe gjitarët e tjerë, si kuajt. Ndryshe nga zogjtë, njerëzit dhe kuajt janë bujtës të rremë dhe nuk shërbejnë si burim i mëtejshëm i virusit për mushkonjat. Mund të ndodhin edhe transmetime përmes transplantimit të organeve, transfuzionit të gjakut dhe gjatë shtatzënisë.
Situata në Kosovë, Shqiperi dhe në Gjermani
Në Kosovsikur është cekur më par deri tani kemi vetem një rast te infektuar, i cili nuk eshte i komplikuar. Në Shqiperi kemi deri tani disa raste te raportuara 5 jan te vdekur dhe 19 të infektuar. Në Gjermani, aktuell jan 52 të infektuar por nuk flitet pëe nje problem shendetesor. Që nga viti 2018, janë raportuar raste të ENP te zogjtë dhe kuajt. Infeksionet e para te njerëzit u raportuan në vitin 2019. Vitet e fundit, ka pasur një shfaqje të rasteve sezonale, veçanërisht në Gjermaninë Lindore. Pritet që ENP të vazhdojë të jetë i pranishëm në Gjermani. Në Evrope deri tani jane 158 raste të raportuara,

Profilaksia e ekspozimit në zonat endemike
Individët, veçanërisht ata me rrezik më të lartë për infeksione të rënda, duhet të mbrohen nga pickimi i mushkonjave. Masa të tilla përfshijnë veshjen e rrobave mbrojtëse, qëndrimin në ambiente të mbyllura, përdorimin e repelentëve dhe insekticideve, si dhe përdorimin e rrjetave kundër mushkonjave.
Kursi klinik dhe terapia
Infeksionet me ENP shpesh kalojnë pa simptoma të dukshme. Rreth 20% e të infektuarve shfaqin simptoma të ngjashme me gripin, ndërsa vetëm 1% mund të zhvillojnë sëmundje neuroinvazive të rëndë, që përfshin meningjitin ose encefalitin. Nuk ka terapi specifike antivirale, dhe trajtimi është kryesisht simptomatik.
Diagnoza
Diagnostikimi i ENP bëhet përmes zbulimit të ARN-së virale ose antitrupave specifikë në serumin ose lëngun cerebrospinal. Për një diagnozë të saktë, kërkohet një laborator i specializuar.
Kërkesa për raportim
Sipas Aktit të Mbrojtjes nga Infeksioni në Gjermani, ekziston një detyrim për të raportuar zbulimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të patogjenëve, duke përfshirë ËNV
Siguria e produkteve të gjakut
Për të parandaluar transmetimin e virusit përmes produkteve të gjakut, dhuruesit e gjakut q vijnë nga zonat me transmetim të ENP duhet të testohen për ARN-në e virusit ose të shtyhen nga dhurimi për 28 ditë.
Në Kosovë nuk duhet paraqitur panik, sepse ky infeksion nuk është serioz dhe mbrojtja nga transmetuesit e sëmundjes është praktikabel. Duhet të këmi kujdes nga sjellja vetjake gjatë qëndrimit në shtetet fqinje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d