Erërat e forta, komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes: Mos kaloni afër pemëve e objekteve të larta

 

 

Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ditës së sotme, si pasojë e erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi të madhe.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.

“Të nderuar qytetarë, ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftimin e komunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d