Recep Tayyip Erdogan foli për herë të parë publikisht për vdekjen e Fethullah Gulenit, liderit të FETO-s.
Presidenti turk vuri në dukje se fundi i atyre që “ua lanë trurin fëmijëve të kombit nën maskën e misionit dhe bamirësisë” ishte i turpshëm, duke e krahasuar 83-vjeçarin me “figura të tjera të liga” në histori, shkruan BBC-i.
“Ata tradhtarë arritën t’i shpëtonin drejtësisë turke falë mbrojtjes së zotërve të tyre… Por, ata nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë hyjnore”, tha 70-vjeçari.
Ai theksoi se anëtarët e FETO-s, të cilët janë përgjegjës për “shpëlarjen e trurit” të të rinjve dhe derdhjen e gjakut të pafajshëm, i shpëtuan drejtësisë njerëzore, por se do të thirren para gjykatës së drejtësisë hyjnore.
Erdogan vazhdoi duke folur se si vdekja e Gylenit ishte “e turpshme” dhe se fundin e kishte ngjashëm me atë të “figurave të tjera të liga” gjatë historisë.