Enver Sekiraqa tashmë tre muaj gjendet në arrati

 

 

Në maj të këtij viti, Enver Sekiraqa do duhej të fillonte vuajtjen e dënimit prej 25 vitesh burgim. Por, edhe njëherë ai vendosi që të shkelë vendimet e organeve të drejtësisë dhe të mos shkoj prapa grilave.

Kur kanë kaluar afro 3 muaj, i njëjti ende nuk është kapur nga organet e rendit.

Gjykata Themelore, Prokuroria, e Policia e Kosovës nuk kanë dhënë informacione në lidhje me hetimet që po kryhen për kapjen e tij.

Mos kapjen e Sekiraqës, ish-nën koloneli Refki Morina nuk po e quan dështim të institucioneve, pasi që thotë se kanë kryer punën si duhet deri më tani.

“Policia e Kosovës ka vepru, veprimet e saj kanë qenë duke urdhërua pikat kufitare në mënyrë që nëse nuk kapët ne hyrje apo dalje të tyre të sillet në organet gjyqësore dhe e njëjta është përcjell edhe në të gjitha rajonet,” deklaroi Morina.

Morina thotë se mosdhënia e informacioneve nga organet e rendit, mund të jetë edhe për shkak të mungesës së tyre.

“Nuk është puna e konfidencialitetit, është edhe sa kemi informacione, sa ka policia informacione të tilla, edhe ne mund të kemi informata por se ato duhet të verifikohen dhe nuk mund të dalin në publik pa qenë të tilla,” shtoi Morina.

Ndërkohë avokatja, Fehmije Bytyqi sa i përket punës së institucioneve ka mendim të njëjtë, veçse është skeptike se në urdhër-arrestin ndërkombëtar të gjitha shtetet do të punojnë njëjtë.

“Në përvojën time ka ndodhë që edhe për një kundërvajtje, është ndalë me këto stop-lista është ndalë klientin në aeroport, por kur ka raste të tilla, për vepra të rënda, për të cilat po flitet automatikisht nuk veprohet me këto standarde, megjithatë shikohen raportet shteti me shtet, si ndërveprojnë,” tha Bytyqi.

Gjyqtari Agim Kuçi, në shpalljen e aktgjykimit, e kishte lënë të lirë Sekiraqën i cili ishte në arrest shtëpiak, e që pasi Apeli vendosi që i njëjti të kthehet në paraburgim, policia nuk e kishte gjetur atë në shtëpi, duke e shpallur më pas në kërkim. /TV Dukagjini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d