Ende nuk janë liruar të gjithë kosovarët e ndaluar në Serbi

 

 

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka thënë se ende nuk janë liruar të gjithë kosovarët nga autoritetet serbe në pikën kurfitare me Kroacinë.

Në një postim të bërë në Facebook, Haxholli thotë se është vet ai që duhet të dalë i fundit nga stacioni policor kufitar në Betrovc, por që një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucional, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat, që të mos konfirmojnë zhvillime ta papërmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti, për çfardo, do të ketë komunikim nga MPJD”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Qindra kosovarë janë mbajtur të bllokuar për mbi 17 orë nga autoritetet serbe në pikat kufitare me Serbinë.

Ndryshe, Serbia ka ndaluar autobusë me udhëtarë nga Kosova edhe në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë, si shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Gjatë ditës, MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d