Emmerson: Prokuroria po e shfrytëzon dëshmitarin Ramiz Qeriqi si ‘kalë troje’

 

 

Ka filluar dëshmia e dëshmitarit 55-të në Hagë.

Dëshmitari është Ramiz Qeriqi.

Duke komentuar lidhur me disa materiale të cilat do të pranohen si prova, Emmerson ka thënë se Prokuroria po e shfrytëzon këtë dëshmitar si kali të trojës.

“Në faqen 1 ka informacion për zonën e Nerodimes. Në faqen 3 funksionimi i Policisë ushtarake. Në faqen 6 për Task-Forcën dhe urdhrin që jep shtabi i përgjithshëm që të mos lëvizin, në faqet e tjera aktivitetet e Policisë Ushtarake”, tha prokurorja.

“Kjo është arsyeja pse kjo qasje e gabuar po shfrytëzohet një dëshmitar i cili mund të tregojë se një pjesë e dokumentit është i saktë, për të trafikuar pjesën tjetër të këtij dokumenti të cilën prokuroria do të mbështetet për pjesët e tjera. Ky është shqetësimi që kemi identifikuar ne, pavarësisht se Prokuroria në këtë rast ka treguar haptasi pse ky dëshmitar po përdoret si kalë troje në këtë drejtim”, ia ktheu Emmerson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d