Elshani për protestën e serbëve në veri: Ishin rreth 600 protestues, situata është e qetë

 

 

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se në protestën e serbëve në kundërshtimin e hapjes së Urës së Ibrit ishin përreth 600 pjesëmarrës.

Elshani në një prononcim për media ka thënë se nuk janë regjistruar incidente përgjatë protestës.

“Protesta është paralajmëruar të shtunën ose të dielën për sot nga ora 11:00 deri në orën 12:00 nga një grup i qytetarëve për pakënaqësitë për gjendjen sociale, gjendjen në përgjithësi të komunitetit serb. Ne jemi duke siguruar këtë tubim publik, çdo gjë është në rregull. Numri sipas nesh është përreth 600, kështu që situata është e qetë”, ka thënë ai.

Protesta tashmë ka përfunduar.

Prezentë në protestë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë.

Po ashtu, protesta është përcjellë nga afër edhe nga EULEX-i dhe KFOR-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d