Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Fushe Buall-Shushicë, ku një një shofer ka humbur kontrollin mbi automjetin që po drejtonte duke rënë në greminë.
Ekipet e zjarrfikëses së Elbasanit, Emergjecat Civile dhe ekipet e Alpinizmit të Kerkim Shpëtimit Malor prej disa orësh vijojnë kërkimet, por terreni i thepisur malor e bën të vështirë punën e grupeve të terrenit.
Kërkimeve pritet t’i shtohet edhe një helikopter i emergjencave civile, me kërkesë të Bashkisë Elbasan.
Deri më tani dyshohet vetëm për një të lënduar.