Eksperti i sigurisë për vrasjen e Liridonës: Do të hetohet edhe lidhja e Naim Murselit me Behgjet Pacollin

 

 

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e cila dyshohet se u privua nga jeta mbrëmjen e 29 nëntorit me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit dhe që dyshohet se është ekzekutuar nga Granit Plava.

Shala tha se Prokuroria dhe hetimet do të intensifikohen edhe sa i përket lidhshmërisë që ka pasur Naim Murseli me Behgjet Pacollin, përveç asaj që Murseli ka qenë këshilltar pro bono i Pacollit sa kishte qenë shef i diplomacisë.

Çështja është se tanimë Prokuroria por edhe pjesa e hetimeve do të intensifikohen në aspektin e lidhshmërisë së tij me z.Pacolli. Përveç asaj që është e njohur që ka qenë këshilltar i Pacollit pro bono në kohën sa ka qenë në qeverisje”, ka thënë Shala.

Tutje, Shala tha se duhet pyetur edhe për çështjen e divorcit, duke thënë se duhet pyetur tutje se çfarë ka ndodhur me procesin e divorcit që ishte nisur në vitin 2019 dhe nëse ka pasur influencim nga palët e treta që divorci s’ka marrë epilog.

Por mbi të gjitha në qoftë se konstatohet se, në 2019 ka pasur një proces të divorcit , është ndalur ky procesi divorcit, duhet pyetur më tutje se cili ishte shkaku i pengimit gjyqësor, a ka pasur ndonjë influencim nga palët e treta, kjo mbetet për t’u parë”, ka thënë Shala për Euronews Albania./PrishtinaSot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d