Ekskluzive: ‘Zimmerli Gashi’ tentoi t’i mashtrojë policët që e arrestuan, ua prezantoi dokumentet e vëllait

 

 

Pas një kohe të gjatë në arrati, ka rënë mbrëmë në prangat e Policisë Ilvaim Zimmerli Gashi, rreth 45-vjeçar nga fshati Sferkë i Klinës, i shpallur në kërkim para disa vitesh nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për mashtrim, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç raportoi Gazeta, Gashi, është kapur në rrugën “Willaim Walker” në Prizren, ku u prangos dhe u shoqërua në Polici për procedurat e mëtejme.

Në momentin e ndalimit nga Policia, siç zbulon Gazeta, Gashi ka tentuar t’i mashtrojë ata duke ua prezantuar dokumentin e identifikimit të vëllait të tij, por që ka dështuar – pasi menjëherë është kapur nga zyrtarët policorë.

Këta të fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit e kanë bastisur menjëherë banesën e tij, ku edhe i kanë gjetur dokumentet e tij personale.

Ndryshe, më 9 korrik të vitit 2021, Policia kërkonte ndihmë për arrestimin e tij, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Por, dosja e Zimmerli Gashit është e pasur edhe me raste të tjera, pasi ndaj tij kanë qenë të lëshuara 5 urdhëresa aktive, ai kërkohej nga Prishtina, Prizreni dhe Klina, shkruan Gazeta Sinjali.

Gashi do të dërgohet në burg, për ta vuajtur dënimin prej 1 vit e katër muaj burgim.

Kujtojmë se Gashi kishte dy adresa vendbanimi, në Klinë dhe në Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d