Ekskluzive: Zbulohet kush janë dy familjarët që e rrahën brutalisht fqinjin për pronë në Prishtinë

 

 

Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë përleshje e telashe të shumta mes qytetarëve. Të tilla raste zakonisht nisin me zënka e konflikte verbale, e më pas eskalojnë edhe në kanosje serioze e përleshje brutale. Kështu ndodhi të enjten në Prishtinë.

Dy persona po dyshohen se e rrahën një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, pas sherrit lidhur me një çështje pronësore. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë Azem Syla (57-vjeçar) dhe Afrim Syla (38-vjeçar).

Dy anëtarët e familjes Syla, pasditen e djeshme u kapën fillimisht me fqinjin e tyre, e më pas dyshohet se e rrahën keq, duke ia thyer hundën.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj dy të arrestuarve, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor dhe inicim të hetimit.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d