Ekskluzive: Zbulohet emri i pronarit të hostelit në Prishtinë i dyshuar për dhunimin e klientes

 

 

Gazeta raportoi sot për arrestimin e pronarit të një hosteli në qendër të Prishtinës, i cili dyshohet për dhunimin e një vajze. I dyshuari ka përfunduar në ndalim, ndërsa janë zbuluar detajet e rastit që dyshohet se ndodhi brenda hapësirave të hostelit.

Viktima është një shtetase e huaj, e cila e denoncoi të dyshuarin dhe kërkoi ndihmë në Polici.Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se pronari i dyshuar për këtë rast është Serkan Yolcudur, 38-vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, viktima ka qenë kliente në hostel, ku kishte qëndruar bashkë me një mike të saj, kur dyshohet se ndodhi rasti.

Sipas burimeve të Sinjalit, 25-vjeçarja ka deklaruar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa pëlqimin e saj, edhe pse ajo fillimisht e kishte refuzuar që të kenë një raport intim.

Si rezultat i denoncimit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërkaq është arrestuar i dyshuari.

Pas shoqërimit në stacion dhe intervistimit nga hetuesit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale ‘Dhunimi’.

“Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i huaj kishte kryer veprën e lartcekur ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d