Ekskluzive: Zbardhen emrat e 10 personave që ishin cak i Krimeve Ekonomike për dallaveret me patentë shofer

 

 

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka zhvilluar dje aksion që rezultoi me arrestimin e disa personave të dyshuar për dallavere me patentë shofer, raporton Prishtina Sot.

Gazeta ka arritur të sigurojë ekskluzivisht emrat e 10 personave që ishin cak i Krimeve Ekonomike.

Ata janë: Ahmet Shala, Denis Tafilaj, Teuta Shkuliqi, Mehmet Iberdemaj, Rame Smajli, Luigj Gojani, Arben Kastrati dhe Mehmet DinajBesim Krasniqi e Naim Demolli.

Tre të fundit nuk janë gjetur nga Policia, pasi sipas Prokurorisë kanë qenë “me pushime”.

Gazeta raportoi dje ekskluzivisht për aksionin në Pejë.

Në mesin e të dyshuarve është edhe pronari i autoshkollës “Vosa” në Deçan, Denis Tafilaj dhe zyrtari nga zyra rajonale në Pejë, për dhënien e patentë shoferëve, Ahmet Shala.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d