Një incident me të shtëna me armë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Laqiq të komunës së Kamenicës.
Mësohet se pas këtyre të shtënave, një person është plagosur dhe ka marrë lëndime të rënda. Gazeta mëson se personi i cili dyshohet se shtiu me armë në drejtim të viktimës është Ahmet Robelli.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.