Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Haxhi Shalën, të njohur me nofkën e luftës si “Komandant Topi”. Lajmin e kanë konfirmuar shkurtimisht për Gazetën Insajderi familjarë të Shalës.
Të njëjtit kanë thënë se ai është duke u intervistuar në Fushë Kosovë, tek zyrat e EULEX-it.Deri më tani, s’dihen detaje të tjera lidhur me këtë rast.
Shala ishte ftuar si i dyshuar për intervistim edhe përpara tri vitesh në Hagë.
Gazeta do t’ju mbajë të informuar në kohë reale lidhur me ngjarjen.