Ekskluzive: Rrahet Granit Plava, në dhomë i gjendet litari për vetëvarje

 

 

Gazeta  ka mësuar se të premtën rreth orës 16:00, gjatë kohës së shetitjeve në burgun e Prishtinës është rrahur fizikisht, Granit Plava i dyshuari per vrasjen e Liridona Murselit.

Ai është rrahur nga të paraburgosurit tjerë në shenjë hakmarrje për vrasjen e nënës së dy fëmijëve, kanë thënë burime brenda burgut. Gardianet kanë ndërhyrë duke e vënë situatën nën kontroll. Të shtunën gardianet i kanë gjetur në dhomë Granit Plaves një litar të iprovizuar për varje.

Këtë e ka konfirmur Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Granit Plava u arrestua dy ditë pas vrasjes së Liridonës, pas varrimit të saj, bashkë me Naim Murselin i cili ishte burri i së ndjerës që dyshohet se e ka urdhëruar vrasjen.

Në po të njejtën ditë, u arrestua edhe nipi i Naimit, Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet se poashtu është përfshirë në rast./Prishtina Sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d