Ekskluzive: Pronari i një hosteli në Prishtinë arrestohet për dhunimin e klientes, përfundon në ndalim

 

 

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë është denoncuar të mërkurën në Policinë në Prishtinë.

Këtë herë, viktimë është një shtetase e huaj, ndërsa i dyshuar është pronari i një ‘Hosteli’ në qendër të kryeqytetit. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se rasti ka ndodhur në objektin e hostelit në rrugën “Luan Haradinaj”.

Bazuar në informacionet e para, viktima ka qenë kliente në hostel, ku kishte qëndruar bashkë me një mike të saj, kur dyshohet se ndodhi rasti.

Sipas burimeve, 25-vjeçarja ka deklaruar se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj, edhe pse ajo fillimisht e kishte refuzuar që të kenë një raport intim.

Si rezultat i denoncimit, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërkaq është arrestuar i dyshuari.

Pas shoqërimit në stacion dhe intervistimit nga hetuesit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe inicimin e hetimit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d