Ekskluzive: Pronari i “Etna Group” u arrestua për ngacmimin seksual të dy punëtoreve motra

 

 

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Këto raste jo rrallëherë ndodhin edhe në vendet e punës, siç u raportua së fundmi nga dy motra, të cilat e denoncuan shefin e tyre. Biznesmeni i dyshuar përfundoi në ndalim policor, por siç duket ende pa përfunduar kjo masë, i njëjti është liruar.

Sinjali raportoi para dy ditësh ekskluzivisht për arrestimin e Besnik Krasniqi, i cili po dyshohet për veprën penale “Kanosja”.

Burimet e njëjta kanë bërë me dije se Krasniqi është pronar i “Etna Group”, kompani e cila merret me ndërtimin dhe shitjen e banesave.

Krasniqi, i cili është pronari i vetëm i kësaj kompanie po dyshohet se është i përfshirë në këtë skandal të ngacmimit të dy punëtoreve të tij, motra – të cilat ishin punësuar në “Etna Group” qe disa muaj.

Komunikimi i tij me njërën prej tyre në shumicën e rasteve ka pasur karakter ngacmues, për çka ekzistojnë prova – të cilat janë deponuar tashmë në organet e rendit, raporton Sinjali.

Dyshimet për ngacmime seksuale, denoncim ky me të cilin u përball ditën kur u shoqërua në stacion, Krasniqi i ka mohuar kategorikisht para hetuesve policorë.

Siç mëson Sinjali, ndaj biznesmenit Krasniqi, Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë dhe kjo konfirmohet edhe në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit.

Madje, burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Krasniqi është lënë i lirë – por megjithatë ndaj tij është bërë edhe një denoncim tjetër, për veprën penale “Kanosje”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d