Ekskluzive: Policia e Kosovës arreston katër persona dhe konfiskon substancë narkotike në vlerë mbi 200 mijë euro

 

 

Njësiti i Trafikut të Autostradave në Pjesën Vërmicë-Prizren, mbrëmë ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, të llojeve të ndryshme që kapin vlerën e mbi 200 mijë eurove. Për rastin Policia ka arrestuar katër persona.

Siç raportoi ekekluzivisht Gazeta, bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike, ekstazi.

Por, kjo siç merr vesh Gazeta nuk ka qenë substanca e vetme e kapur nga Policia. Aty është gjetur edhe kokainë, crack, LSD, dhe lloje të tjera të drogave.

Si ndodhi rasti?

Policia i sekuestroi substancat narkotike pasi ndali dy vetura të markës Golf 7 për tejkalim të shpejtësisë.

Pas këtij momenti njëri nga të dyshuarit, e ka hedhur çantën me sasitë e drogave në të.

Policia ka sekuestruar edhe disa telefona dhe para të gatshme.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e cila ka njoftuar se për rastin janë arrestuar gjashtë persona dhe se vlera e sasisë së kapur të drogës shkon në rreth 200 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d