Ekskluzive: Plagosen me armë zjarri tre persona te Gizzi Grill në Veternik

 

 

Një përleshje fizike që dyshohet se eskaloi në përdorim të armës mëngjesin e sotëm, te Gizzi Grill në Veternik, la të plagosur disa persona, raporton ekskluzivisht Gazeta Prishtina Sot.

Siç mëson gazeta, tre persona janë qëlluar me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një burrë dhe dy vajza.Viktimat po marrin trajtim mjekësor ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Gazeta ka mësuar tutje se të shtënave me armë iu parapriu një rrahje mes palëve të përfshira.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d