Ekskluzive: Ky është zyrtari korrektues që u arrestua sot, dyshohet për mashtrim me Bitcoin

 

 

Një aksion i Policisë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë që u zhvillua sot në disa lokacione rezultoi me arrestimin e pesë personave të dyshuar për mashtrim. Njëri prej të prangosurve doli të jetë zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se zyrtari i SHKK-së i arrestuar për këtë rast është Liridon Bajrami, 32-vjeçar nga Komuna e Vitisë.

Përveç në Viti, bastisjet janë kryer edhe në Prishtinë e Kamenicë.

Bajrami dhe të arrestuarit e tjerë, B.Sh., B.H., V.C., B.B. dhe L.B., dyshohen se nga muaji janar deri në muajin prill 2024, në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete i kanë vënë në lajthim palët e dëmtuara, gjoja se do t’iu shesin bitcoina, duke i nxitur kështu të veprojnë në dëm të pasurisë së tyre dhe me këto veprime kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme të parave.

Lidhur me këtë rast, janë në kërkim edhe dy persona të tjerë të dyshuar, të cilët nuk janë gjetur gjatë aksionit.

Nga bastisjet e realizuara janë sekuestruar fatura e prova të tjera, të cilat do të shërbejnë në procedurën penale.

Personat e dyshuar, pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë në dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d