Ekskluzive: Ky është pronari i minibusit që dyshohet se sulmoi seksualisht të miturën në Podujevë

 

 

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të moshës madhore. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Podujevç, një person ka përfunduar në pranga të Policisë.

I dyshuari për rastin tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ismajl Sylejmanin, rreth 47-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima e rastit është një vajzë rreth 16-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.

Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur në minibusin ku vajza kishte hipur për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa pronar ishte personi i dyshuar. Vajza ka rrëfyer se personi në fjalë e ka prekur në pjesët intime dhe ka tentuar që ta zhveshë, por që nuk ka arritur pasi e kishte ‘penguar’ një bashkëmoshatare e viktimës, e cila i shkoi afër asaj.

Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d