Ekskluzive: Ky është pronari i kompanisë “4 Vëllezërit Qallapeku” i arrestuar pas lëndimit të 3 punëtorëve

 

 

Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë.

Një rast i tillë ka ndodhur të martën në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë, ku tre punëtorë janë lënduar teksa ishin duke punuar në një objekt.

Sinjali ka mësuar se lidhur me rastin është arrestuar njëri nga pronarët e kompanisë “4 Vëllezërit Qallapeku”, i cili ka përfunduar në mbajtje për 48 orë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Reshat Qallapekun, ndaj të cilit është iniciuar rasti për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas informacioneve të para, incidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë kohës së shkarkimit të një kamioni që kishte bartur armaturë.

Punëtorët e lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Është arrestuar një person i dyshuar pasi që në vendin e punës ishin lënduar tre viktimat meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d