Ekskluzive: Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, ndalohet për 48 orë

 

 

Një zyrtar policor i Policisë Rajonale në Gjakovë është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe tashmë është zbuluar dyshimi që rëndon mbi të, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se polici i suspenduar është Arsim Alija, ndaj të cilit është lëshuar edhe urdhri për ndalim policor. Alija është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje” – incident ky që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë.

Polici i suspenduar po dyshohet se është përfshirë në një konflikt në trafik, ku pas një mosmarrëveshje ka kanosur një person.

Në bazë të informacioneve të para, Alija dyshohet se e ka kërcënuar viktimën me armë e madje ka qenë edhe nën ndikimin e  alkoolit. Gazeta do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d