Ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se e kërcënoi Policinë në Prishtinë

 

 

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze që eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Ndër motivet më të shpeshta janë pakënaqësitë e shoferëve për shqiptimin e gjobave pas thyerjes së rregullave në trafik. Për rastin që ndodhi së fundmi në kryeqytet, Policia arrestoi një 34-vjeçar, i cili përfundoi në ndalim policor.

Gazeta mëson se i dyshuari lidhur me këtë rast është Shkodran Humolli, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’.

Bazuar në informacionet e para, i dyshuari është kapur me policët pasi e ndalën për kontroll në rrugën “Lidhja e Pejës”, ku gjatë verifikimit rezultoi se po voziste pa patentë shoferë. I njëjti edhe pse e kishte patentën e konfiskuar po lëvizte me veturën e tij, për çka Policia vendosi t’ia konfiskojë edhe automjetin.

Por, zyrtarët policorë u përballën me ofendime e kanosje nga i dyshuari, i cili për pasojë u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në mbajtje.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d