Një ngjarje e rëndë ka ndodh dje në Prishtinë, ku persona të panjohur dyshohet se ka tentuar ta privojë nga jeta një person tjetër, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat e panjohur kanë shtënë në drejtim të viktimës derisa ai ishte në lëvizje me veturën e tij.
Ky i fundit siç zbulon Gazeta është Dorart Keqekolla, rreth 23-vjeçar, i cili fatmirësisht ka shpëtuar nga dy plumbat që qëlluan automjetin e tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.