Ekskluzive: Ky është i shumëkërkuari që u arrestua nga Policia në Prishtinë, kishte 14 urdhëresa

 

 

I shumëkërkuari nga Gjykata për plot vepra penale për të cilat është dënuar me burgim ka rënë në prangat e Policisë. Me mbi 10 urdhëresa aktive, i riu është arrestuar dhe ndaluar mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Valon Muçiqin (27-vjeçar), i cili njihet kryesisht për rastet e vjedhjeve të rënda.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se ndaj tij kanë rezultuar rreth 15 urdhëresa aktive të lëshuara na Gjykata për rastet për të cilat është dënuar me burgim, si dhe disa urdhëresa për paraqitje në këtë institucion.

Sipas informacioneve të para, Muçiqi është i dënuar me mbi 6 vjet burgim për disa raste të veprës “Vjedhje e rëndë”, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe për “Kanosje”.

I riu që nuk e ka vuajtur dënimin me burgim për disa raste, as nuk ka paguar gjobat e shqiptuara ndaj tij, që më pas i janë shndërruar në burgim.

Pasi u prangos, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për të kryer procedurat e nevojshme dhe më pas është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese për ta vuajtur dënimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d