Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit, raporton Prishtina Sot.
Në një prononcim për Sinjalin, prokurori kujdestar tha se tre persona janë plagosur. Ndërkohë Sinjali ka mësuar se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.
Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Ardian Maznikolli, i cili njihet me nofkën ‘Rusi’.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.