Ekskluzive: Ky është i dyshuari për dhunimin e një vajze në Klinë, dyshohet se e incizoi aktin seksual

 

 

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese, raporton Gazeta Prishtina Sot.

Një rast i tillë ka ndodh para dy ditësh në Klinë, ku një vajzë ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe është detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Gazeta mëson ekskluzivisht se i dyshuari për këtë rast është: Dion Berisha, 23-vjeçar. Siç mëson Gazeta, akti i dhunës dhe ai i detyruar seksual ka ndodh në shtëpinë e të dyshuarit.

Berisha, 23 vjeçar, që është arrestuar nga Policia, dyshohet se e ka incizuar gjithë ngjarjen me telefonin e tij, zbulon Gazeta nga burimet e saja.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia klinase, e cila ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor, pas lëndimeve që ka marrë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj”.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, vazhdon njoftimi i Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d