Ekskluzive: Ky është burri që e rrahu brutalisht bashkëshorten e tij në Prizren

 

 

 I dyshuari për dhunën ndaj bashkëshortes së tij në Prizren, që u kap pas publikimit të pamjeve të tmerrshme ku shihet duke sulmuar brutalisht atë, është arrestuar sot nga Policia. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit ndaj tij dhe masën e ndalimit policor.

Siç merr vesh gazeta, personi i dyshuar është Dehma Taqi, nga Mamusha, por qe jeton në Prizren qe një kohë të gjatë.

Sipas informacioneve të para, çifti janë nga komuniteti rom.

Lajmin për arrestimin e tij e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Posa është parë video- regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima.

Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e avokatit, nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d