Njësiti i Policisë së Kosovës, Fast Kosova, ka zhvilluar dje një operacion të madh në Mitrovicë, raportoi Prishtina Sot.
Siç mëson Gazeta i arrestuar nga ky aksion ka mbetur Fuad Lushta, 58 vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën “trafikim me narkotikë”.
Lushta, mëson Gazeta është arrestuar në qendrën tregtare ETC në Mitrovicë, ku edhe punonte si sigurim.
Fast Kosova e ka realizuar këtë aksion në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.