Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të moshës madhore. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Malishevë, Sinjali raportoi të enjten në mbrëmje.
I dyshuari për rastin tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor gazeta ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ilir Bytyqin, 57-vjeçar.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë është një vajzë rreth 13-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.
Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në Gjakovë në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.
Prishtina Sot do të iu mbajë të informuar për detajet e reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.