Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) e Gjilanit ka zbuluar një ‘zonë’ ku kultivohej kanabis, në Kamenicë, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta, është bastisur shtëpia e një personi konkretisht në fshatin Rubofc, i cili posedonte drogë dhe kultivonte kanabis. Gazeta zbulon se i dyshuar për rastin është: Stefan Jovanovic, 28 vjeç, i cili u arrestua pasi në shtëpinë e tij u gjetën rreth 10 bimë kanabis sativa dhe një sasi e marihuanës.
I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, nën dyshimet për posedim dhe kultivim të lëndëve narkotike.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.