Ekskluzive: Ky është 21 vjeçari që dyshohet për dhunimin e një vajze në Prishtinë

 

 

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet.

Një rast i rëndë ka ndodh edhe më 17 dhe 18 gusht në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë, ku dyshohet se një vajzë 18-vjeçare është dhunuar seksualisht.

Gazeta zbulon se për këtë rast dyshohet 21 vjeçari Erion Kuka.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka treguar se viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar.I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale ‘Dhunim’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d