Ekskluzive: “Ky don plumb në gojë”, kërcënohet ish anëtari i Këshillit Prokurorial

 

 

Ish anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka, i shkarkuar nga kjo pozitë para disa ditësh, së fundmi ka qenë cak i kanosjes dhe për pasojë ka kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar rastin. Personi që dyshohet se e kërcënoi Bekën ka përfunduar në prangat e Policisë, ndërkohë që tashmë kanë nisur hetimet.

Siç ka mësuar ekskluzivisht Sinjali, Beka, i cili është edhe profesor universitar në Universitetin e Mitrovicës është kërcënuar seriozisht nga një person, përmes rrjetit social ‘Facebook’, pas publikimit të pasurisë së tij.

Sipas informacioneve të para, bazuar në dëshminë e Bekës, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) e ka kanosur me fjalët “Ky don plumb në gojë…”.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit, i cili është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, me ç’rast ka dhënë deklaratën e tij për rastin.

Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale ‘Kanosje’.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë edhe Bekën, por i njëjti ka qenë i paqasshëm.

Kujtojmë se më 15 dhjetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro shkarkimit të Bekës nga pozita e anëtarit të KPK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d