Gazeta raportoi ekskluzivisht sot gjatë ditës për një incident të ndodhur mbrëmë në mesnatë në diskotekën “Sancy” në Pejë, ku dy grupe u përfshinë në një rrahje brutale.
Siç raportoi gazeta përmes burimeve të veta, në këtë përleshje fizike ishin përfshirë Noizy dhe “kllika e tij” si dhe tiktokeri Muhamet Iseni “Medi” dhe Bekim Hadërgjonaj.
E këta dy fundit besohet se ishin viktimat në këtë rrahje, teksa kishin kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Pejës.Tiktokeri Muhamed Iseni më vonë e kishte konfirmuar vet këtë rast në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe ngjarjen se si erdhi deri te rrahja.
Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.
“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke thënë “Medi” në një bisedë me Cllevion në TikTok.
Gazeta ndërkohë ka siguruar ekskluzivisht bisedën mes “Medit” dhe Stresit, nga ku mësohet se si reperi e ka vënë në “kurth” tiktokerin.
Sipas bisedave që ka siguruar Sinjali, Stresi shfaqet duke e ftuar Isenin brenda në lokal – aty ku performonte Noizy, dhe edhe pse ai fillimisht kishte tentuar të shmangte një konflikt të tillë, megjithatë kishte marrë “garanci” nga Stresi që nuk do të ndodhte ndonjë konflikt, duke i thënë “pa merak kam fol parez”.
Krejt kjo duket se ka qenë e planifikuar nga Noizy dhe Stresi, që ky i fundit ta fusë në grackë tik-tokerin, duke e ditur që ai dhe Noizy kishin pasur telashe mes vete edhe para dy vitesh.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa zëdhënësi i rajonit të Pejës, Shkodran Nikçi tha se Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe se po veprohet komfor dispozitave ligjore.
“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është ne fazën e grumbullimit te provave. Jemi në pritje për të gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit pasi ti marre te gjeturat e Policisë do veprojë komfor dispozitave ligjore”, tha Nikçi për Sinjalin.