Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës në koordinim me Prokurorinë kanë nisur sot një aksion në komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Prishtina Sot.
Gazeta mëson ekskluzivisht se cak i bastisjeve janë disa autoshkolla, të cilat dyshohet se kanë kryer veprime të kundërligjshme.
Sipas burimeve, pikënisje e këtij aksioni janë dyshimet për regjistrim në autoshkolla të personave që jetojnë jashtë Kosovës.
Nga aksioni policor, janë vënë në pranga disa persona të dyshuar.
Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.